Robert Lewandowski ka vlerësuar talentin e Lamine Yamalit, por ka bërë thirrje për kujdes në rrugëtimin e tij, shkruan 04 Online.
“Lamine është një lojtar i madh. Ai nuk duhet të mendoj se çfarë do të ndodhë me të pas dy apo tri vjetësh. Lojtarët e rinj po fitojnë shumë para, dhe sigurisht ne jemi njerëz dhe mund të ketë ndikim jo të mirë. Ne gjithashtu po jetojmë në një botë të rrjeteve sociale, ku mund të dëmtojmë lojtarët. Lamine është i jashtëzakonshëm, por ai duhet të marrë vendime të mira në jetë” tha Lewandowski.
Dyshja po shkëlqejnë te Barcelona këtë sezon, duke kontribuar me gola dhe asiste./04 Online