Shumë i njohur në botën e futbollit, Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës, nuk e përjashton mundësinë e tërheqjes nga futbolli pas këtij sezoni.
Ai ka deklaruar se ende nuk ka menduar për të ardhmen, por do ta vlerësojë situatën në fund të sezonit. Raportet nga Katalonja tregojnë se Barcelona nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovim pas përfundimit të kontratës në qershor.
Lewandowski, megjithatë, beson se mund t’i japë ende diçka klubit dhe është i gatshëm të pranojë një rol më të vogël, si zëvendësues, nëse Barcelona sjell një sulmues më të ri.
Edhe pse ka pasur interesa nga Arabia Saudite dhe MLS, Lewandowski preferon të qëndrojë në Barcelonë, ku familja e tij ka ndërtuar një jetesë.
Nëse Barcelona vendos ta lërë, për herë të parë, ai mund të shqyrtojë mundësinë e pensionimit nga futbolli.
Një tjetër opsion në Evropë mund të jetë Atletico Madrid, që i përshtatet kërkesave të tij për të konkurruar në nivel të lartë pa lëvizur familjen.














































