Lewandowski “mban kurorën”, 10 lojtarët që kanë shënuar më shumë në 2022-shin

0
299

Këto katër muaj të parë të vitit 2022 kanë zbuluar 10 futbollistët më në formë në elitat e futbollit europian.

I padiskutueshëm është “mbretërimi” i sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili në 13 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, përfshirë këtu edhe me kombëtaren e Polonisë, ka realizuar plot 15 gola.

Pas polakut, i dyti në listë është ylli i sulmit të Real Madrid, Karim Benzema. Në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, francezi ka realizuar 14 herë.

Me podiumin që plotësohet nga një tjetër francez, lojtari më i mirë i momentit te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Mbappe ka shënuar 13 herë në 14 ndeshje të luajtura gjatë 2022-shit, duke lënë në hije pjesën tjetër të “skuadrës së yjeve”.

Jashtë kësaj liste kanë mbetur dy nga emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit botëror, Lionel Messi te PSG-ja dhe Cristiano Ronaldo te Manchester United, karriera e të cilëve duket se është drejt “perëndimit”, me të dy sulmuesit që po vuajnë vazhdimisht për të gjetur rrugën drejt rrjetës./SS

10 lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në vitin 2022:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here