Robert Lewandowski ka qenë një ndër figurat kyçe të Barcelonës gjatë këtij sezoni, duke udhëhequr sulmin së bashku me Raphinhan dhe sensacionin e ri, Lamine Yamal. Me një formë të jashtëzakonshme, sulmuesi polak shënoi 42 gola në 52 ndeshje, duke kontribuar në sukseset e klubit katalanas që përfshijnë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, shkruan 04 Online.
Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm në fund të sezonit, Lewandowski i ka mohuar këto spekulime me vendosmëri.
“Do të qëndroj te Barça, nuk është as temë diskutimi. Sigurisht. Jam i sigurt që skuadra jonë do të jetë më e fortë dhe dua të fitoj edhe më shumë” – tha ai për mediat spanjolle.
E vetmja pengesë për blaugranat mbeti Liga e Kampionëve, ku u eliminuan në gjysmëfinale nga Interi. Megjithatë, Lewandowski beson se me përforcime të reja dhe vazhdimësi në skuadër, suksesi evropian nuk është larg./04 Online