Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një tubim zgjedhor me pjesëmarrje masive në lagjen “Arbanë” të Prizrenit, ku kandidatët për deputetë prezantuan vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Donika Gërvalla-Schwarz dhe Albulena Haxhiu, të cilat u mirëpritën nga banorët e mobilizuar të lagjes.
Njoftimi i plotë i LVV-së në Prizren:
Në Arbanë të Prizrenit, banorët janë mobilizuar e me entuziazëm të jashtëzakonshëm po presin fitoren e 9 shkurtit. 118 është numri i fitores, cep më cep janë 500 mijë zemrat që e sjellin atë.