Lëvizja përpara me 17 vende në ranglistën botërore të indeksit antikorruptiv, është shumë shpresëdhënëse për forcimin e shtetit ligjor

0
336

Pas lajmit se Kosova ka shënuar përparim në ranglistën botërore në luftën kundër korrupsionit, ka reaguar edhe deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli.

Si rrjedhojë, ai ka se thënë kjo është lajm i madh për Kosovën dhe perspektivën integruese të saj.
Aktualisht Kosova ka shënuar përparim për 17 vende.

“Lajm i madh për Kosovën dhe perspektivën integruese të saj paraqet lajmi që Kosova ka avancuar në luftimin e korrupsionit.
Lëvizja përpara me 17 vende në ranglistën botërore të indeksit antikorruptiv, është shumë shpresëdhënëse për forcimin e shtetit ligjor e lajm i keq për të korruptuarit e dy dekadave të fundit.
Kështu shteti ligjor po forcohet cdo ditë e me hapa të vegjël e të sigurtë.
E shteti pa korrupsion është edhe shtet i drejtë dhe me perspektivë zhvillimore për të ardhmen.
Vazhdojmë… Me lajme të mira”, ka thënë Avdyli./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here