Letër e hapur për Deputetët e Republikës së Kosovës!

0
98

Nesër Ju të nderuar deputet, tashmë meqë e keni marr “certifikatën” e besimit të qytetarëve të Republikës (sa bukur tingëllon emri Republikë!) së Kosovës, para vetes e keni një detyrim të rëndësishëm Kushtetues. E ai detyrim ka të bëjë me votimin e vetës Suaj, me çka de facto dhe de jure Ju i hapni rrugë konstituimit të organeve dhe institucioneve të reja të shtetësisë së Kosovës;

Mirëpo, para se të niseni në aulën (foltoren) e Parlamentit të Kosovës, Ju të nderuar deputet duhet të filloni të mendoni dhe të kuptoni se; në foltoren e Parlamentit në horizont, Ju s’do keni shumë hapësirë për inate, smira e aversione injorante, se; aty s’do keni po ashtu as dashuri “platonike” e as urrejtje patologjike midis Jush; Gjithashtu, kuptoni, se; aty s’keni aq shumë komoditet për mëshirë politike e konfrontime ideologjike. Aty, Ju duhet që nesër të demonstroni dhe të filloni të kultivoni ndjenjën e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies ndaj shteti dhe kombit…

Andaj, miqësisht u lus që për hirë të interesit të shtet ndërtimit të Kosovës e për hirë të përgjegjësisë që e keni marr mbi supet Tuaja, nesër në vend të; “disiplinës partiake” (lexo; sugjerimeve apo rekomandimeve eventuale të lidershipit Tuaj partiak), po edhe presioneve e shantazheve eventuale (kah do që të vijnë ato!), të filloni ta ushtroni me; ndërgjegje e me përgjegjësi maksimale rolin që u është besuar. Votoni vetën Tuaj dhe filloni ta ndërtoni arkitekturën e Parlamentit të Republikës se Kosovës.

Shkruan: Fadil MALOKU – Profesor i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Hasan Prishtina”

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here