Diva e muzikës shqipe, Leonora Jakupi, sot feston ditëlindjen e saj të 46-të, shkruan 04 Online.
Këngëtarja e njohur, e cila ka lënë gjurmë të thella në muzikën shqiptare, ka pranuar urime të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj.
Në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, ndjekësit e saj kanë shprehur dashurinë dhe vlerësimin për artisten, duke e uruar për më shumë suksese dhe lumturi. Leonora, e cila gjithmonë ka qenë një ikonë e muzikës shqiptare, vazhdon të mbetet një ndër emrat më të dashur për publikun./04 Online



