Leo Messi mungoi në ndarjen e “Medaljes së Lirisë” nga presidenti Joe Biden për shkak të angazhimeve të tij personale dhe profesionale, shkruan 04 Online.
Edhe pse ishte nderuar me këtë çmim të lartë, Messi nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoninë që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shprehu mirënjohjen për këtë nderim dhe shpresoi ta marrë çmimin në një moment të ardhshëm, duke dërguar një mesazh falënderues përmes përfaqësuesve të tij./04 Online