Lionel Messi ka arritur sot në Arabi. Prania e yllit argjentinas atje mund të jetë një lajm shqetësues për Barcelonën ngase ka kohë që flitet se Al-Hilal po përgatit një mega-ofertë për të.
Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germain është gati të skadojë dhe Messi duhet së shpejti të vendosë për të ardhmen e tij.
Klubi rival i Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, Al-Hilal raportohet se i ka ofruar 400 milionë euro në vit Messit.
Xavi e ka pranuar publikisht se Barcelona do të tentojë rikthimin e Messit, por paga e tij përbën një problem të madh për katalonasit.
Në rast se Messi pranon ofertën e arabëve, ai do të bëhet futbollisti më i paguar në botë./IO