Atletico Madrid është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje për të mbajtur në skuadër mbrojtësin francez Clement Lenglet, i huazuar nga Barcelona gjatë sezonit 2024/25. Futbollisti 28-vjeçar ka lënë përshtypje pozitive në 34 paraqitje dhe dëshiron të qëndrojë në Madrid, teksa te Barcelona nuk është më në planet e trajnerit Hansi Flick, shkruan 04 Online.
Sipas “Marca”, dy klubet kanë gjetur një zgjidhje që mundëson largimin e Lenglet nga Barça pa kompensim, për të lehtësuar barrën financiare të klubit katalanas. Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka konfirmuar se bisedimet janë në fazën finale dhe marrëveshja pritet të mbyllet para nisjes së FIFA Club World Cup.
Skuadra e Diego Simeones do të debutojë në këtë kompeticion më 15 qershor kundër PSG-së, duke vijuar më pas me përballjet ndaj Seattle Sounders dhe Botafogo./04 Online