Lëndohet rëndë një punëtor në fabrikën e tullave në Prizren, dërgohet me urgjencë në spital

0
393

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fabrikën e tullave në Landovicë të Prizrenit, ku një person është lënduar gjatë kohës që po punonte.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Prizren kanë bërë me dije se 43-vjeçari është dërguar atje me lëndime serioze në kokë, pasi i njëjti kishte rënë nga një lartësi.

Për shkak të natyrës së lëndimeve, ai është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim aksidental’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here