Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Prizrenit.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.
“Dy automjete janë të përfshira një person ka pësuar lëndime, ai është dërguar në emergjencën e Prizrenit”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv.