Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë është raportuar dje në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë të ditur se punëtori ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Sinjali mëson se deri te lëndimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së 41-vjeçarit i cili po pastronte kamionin e kompanisë ku punon.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe Inspektorati i Punës.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës’.