Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur dje në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e djeshëm rreth orës 07:10.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Suharekë 17.10.2022 – 07:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor në spitalin rajonal është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.