Një grua është lënduar derisa ishte duke punuar në fshatin Korishë të Prizrenit.
Ajo po trajtohet në spitalin e Prizrenit.
“Përderisa ishte duke punuar është rrëzuar ku si pasojë ka pësuar frakturë në hundë dhe ka lënduar krahun, viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”,njofton Policia e Kosovës.