Është lënduar rëndë një person në vendin e tij të punës në Prizren.
Viktima ishte lënduar sa ishte duke punuar në vendin e tij në punës në një kompani të ndërtimit.
“Prizren 26.07.2023 – 15:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që derisa ka qenë duke punuar në kompaninë ndërtimi, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online