Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka pësuar një lëndim në muskujt aduktorë të këmbës, kanë konfirmuar burime pranë klubit “mbretëror”.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Courtois do t’i nënshtrohet vlerësimeve mjekësore gjatë pushimit ndërkombëtar, ndërsa do të mungojë në ndeshjet e ardhshme me Kombëtaren e Belgjikës.
Stafi mjekësor i Real Madridit do të monitorojë gjendjen e tij për të përcaktuar kohën e rikuperimit, me qëllim që portieri të jetë gati për rikthimin në garat e klubit pas përfundimit të pauzës ndërkombëtare.
Ky është një tjetër shqetësim për Real Madridin, i cili tashmë po përballet me disa mungesa të rëndësishme në skuadër.












































