Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në magjistralen Suharekë-Prizren.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku njoftoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.Gashi bëri të ditur se me rastin po merret njësia e trafikut rajonal në Prizren.
Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos respektimit të rregullave nga ana e vozitësve në komunikacion rrugor.