Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Bukosh të Suharekës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij dhe duke mos ju përshtatut shpejtësisë së lëvizjes, e godet veturën e viktimës mashkull kosovar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 09:30 në fshatin Bukosh të Suharekës.
Dy drejtuesit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe më pas i dyshuari është liruar për në shtëpi, ndërsa viktima është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“AKSIDENT TRAFIKU / Fsh. Bukosh, Suharekë 16.08.2022, 09:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij dhe duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, e godet veturën e viktimës mashkull kosovar. Dy drejtuesit kanë pranuar tretman mjekësor, dhe më pas i dyshuari është liruar për në shtëpi, ndërsa viktima është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.