Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur dje në Greiqec të Suharekës, me ç’rast janë lënduar dy persona.
Dy të lënduarit pasi kanë marrë tretmanin në Spitalin e Prizrenit, janë liruar për në shtëpitë e tyre, shkruan 04 Online.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri automjete.
I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka shkaktuar aksidentin, duke i goditur edhe dy automjete tjera.
Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren janë liruar.” thuhet në njoftimin e policisë./04 Online