Lela Seferi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të papritur për jetën e saj personale. Pas përfundimit të eksperiencës së saj në shtëpinë e famshme, ku gjeti edhe dashurinë, ajo ka vendosur të ndryshojë drejtimin e jetës, shkruan 04 Online.
Modelja, e cila jetonte në Itali para pjesëmarrjes në BBVK, ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Kosovë. Lajmin e ka ndarë në mënyrë spontane përmes një pyetësori në rrjetet sociale, duke shkruar:
“Sdi a e dini … Jom kthy me jetu n’Kosove.”
Ky vendim i saj duket të jetë i ndikuar nga zhvillimet pozitive në jetën e saj pas pjesëmarrjes në reality show. Kthimi i saj në Kosovë mund të jetë një fillim i ri, duke shfaqur përkushtim për ndërtimin e një jete të re pranë të dashurit të saj dhe ndoshta për t’u fokusuar më shumë në projekte të reja./04 Online