Pas disa ditësh spekulimesh në rrjete sociale, Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga partneri i saj, Leo.
“Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mund ta mbajnë atë premtim”, ka shkruar Lela.

Ky reagim vjen pak ditë pasi Leo foli për Prive by Liberta Spahiu, ku pranoi publikisht se marrëdhënia e tyre është në krizë: “Sendet janë ashtu si i shihni, s’kam çka të shtoj më shumë”.
Dyshja, që dikur konsiderohej ndër çiftet më të dashura të reality show-t, kanë fshirë fotografitë e përbashkëta nga rrjetet sociale, megjithatë ende ndjekin njëri-tjetrin.