Legjenda holandeze e futbollit, Clarence Seedorf, ka zbuluar se është konvertuar në fenë Islame.
Ish-mesfushori holandez këtë e bëri të ditur përmes një postimi në “Instagram”.
45-vjeçari ka falënderuar në veçanti të dashurën e tij, për të cilën tha se ka qenë ajo që e ka prezantuar me fenë e myslimanëve.
“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që më uruan për anëtarësimin në familjen islame. Unë do të doja të falënderoja veçanërisht të dashurën time Sophia, e cila më prezantoi dhe më mësoi për Islamin.
Unë nuk e ndryshova emrin tim dhe do të vazhdoj të mbaj emrin tim siç e kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf! Unë po dërgoj gjithë dashurinë time për të gjithë në botë”, ka shkruar ish-futbollisti i disa klubeve të mëdha evropiane.
Gjatë karrierës së tij futbollistike, Seeford luajti për Ajaxin, Real Madridin, Sampdorian, Interin e Milanin.
Clarence Seedorf u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2014, te skuadra braziliane, Botafogo.
Ai pastaj filloi me punën e trajnerit, ku fillimisht mori drejtimin e Milanit, pastaj të Shenzhenit, Deportivo La Corunas dhe së fundmi ishte trajner te Kombëtarja e Kamerunit. Momentalisht, Seedorf është pa skuadër.