Legjenda e tenisit, Serena Williams, mund të rikthehet së shpejti në fushat e lojës, pas më shumë se tre vitesh që nga tërheqja e saj nga US Open 2022.
Kampionia amerikane 44-vjeçare, fituese e 23 titujve Grand Slam, pritet të bëjë një njoftim të mundshëm gjatë finales së Super Bowl të 8 shkurtit, ku do të jetë protagoniste e një spoti publicitar.
Williams ka vazhduar kontrollet antidoping edhe pas tërheqjes, një sinjal i mundshëm që ajo po përgatitet për rikthim. Faktoret që mund ta shtyjnë rikthimin përfshijnë mundësinë për një lamtumirë përfundimtare së bashku me motrën Venus, Lojërat Olimpike 2028, dhe synimin për të fituar titullin e 24-të Grand Slam.
Sesioni i saj i stërvitjes me ish-tenistin Jesse Levine në Florida tregon se loja e Serena-s mbetet solide dhe kompetitive, duke e lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të bujshëm në tenisin botëror.














































