Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Altin Lala ka folur për kombëtaren e Kosovës, për të cilën tha fjalët më të mira.
Ai ka thënë se Kosova e ka ndërtuar një skuadër të fortë, teksa e konfirmon edhe interesimin e Bayern Munchenit për Fisnik Asllanin.
“Kosova e ka ndërtuar një skuadër të jashtëzakonshme: shumë të fortë në sulm, të qëndrueshëm në mbrojtje dhe më në fund e kanë bërë bashkë një mesfushë kualitative”, tha ai fillimisht për “Digitalb”.
Më tutje, ai tha se Kosova e ka vetëm një ‘kundërshtar’…
“Kundërshtari më i madh i Kosovës do të jetë euforia. Nëse mund ta mbajnë euforinë nën kontroll, nuk ka asgjë që do t’i ndalë ata”, shtoi Lala.
Lala e konfirmoi edhe interesimin e Bayernit për sulmuesin në formë të Kosovës, Fisnik Asllanin – pas të cilit janë vënë pas edhe klube të mëdha evropiane.
“Po, kam dëgjuar se shumë klube të mëdha janë interesuar për Fisnik Asllanin. Unë personalisht mund të konfirmoj 100% se interesimi i Bayernit është i vërtetë dhe ata po shkojnë për të”, përfundoi Lala.
Altin Lala kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar te Hannoveri, teksa për Shqipërinë pati 79 paraqitje dhe tri gola./Express













































