Legjenda e “Djajve të Kuq”, shumë i ashpër: Man. United është kthyer në “varrezë futbollistësh”

0
215

Gary Neville, legjendë e Manchester United, ka siguruar se klubi (humbi 0-3 derbin me City-n në “Old Traffort”) është shndërruar në “varrezë futbollistësh”.

Neville, i cili është I angazhuar si komentator në rrjetin “Sky Sports”, kritikoi ashpër strukturën e një klubi që nuk ka fituar Premier League prej një dekadë.

“Kur vjen një trajner i ri te Manchester United, ne fillojmë të mendojmë se ka ndonjë problem me të në një moment. Kur mendojmë për lojtarët që i kemi blerë për 50, 60 ose 70 milionë, kuptojmë që e kemi kthyer klubin në varrezë për ta.”

Neville analizon se: “Ka një kulturë toksiciteti dhe negativiteti rreth klubit që nuk largohet. Erik Ten Hag është një trajner fantastik, ne nuk mund ta vëmë në dyshim këtë. José Mourinho është një trajner i madh, nuk mund ta mohojmë as këtë. Pse nuk ia dalin në këtë klub? Kjo është pyetja”, ka shtuar ish-anësori i “Djajve të Kuq”./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here