Legjenda e Chelseat sulmon Brojën dhe një mesfushor: Nuk janë në nivelin e këtij klubi!

0
268

Chelsea nuk po arrin të gjejë vazhdimësinë në Premier League me “Blutë e Londrës” që pësuan një tjetër disfatë në kampionat, këtë herë ndaj Everton në transfertë duke u mposhtur me shifrat 2-0. Në fushë për skuadrën e drejtuar nga Mauricio Pochetino ishte edhe Armando Broja, me sulmuesin që e nisi ndeshjen si titullar për t’u zëvendësuar në minutën e 67 pasi nuk mundi të linte gjurmë.

Së fundmi, për sulmuesin e kombëtares, por edhe për mesfushorin Conor Gallagher vijnë kritika nga një legjendë e Chelseat si John Obi Mikel. Ish-futbollisti shprehet se Broja nuk është në nivelin e klubit londinez, ndërsa për Gallagher theksoi se ai nuk do të kishte shans të luante në skuadrën e “Bluve të Londrës” vite më parë.

“Po e nis me mesfushën, Enzo dhe Caicedo janë lojtarë të mirë, por duan kohë. Cucurrela nuk është për Chelsean. Në rolin e tij në të kaluarën luanin emra si Ashley Cole, William Gallas apo Azpilicueta. Këta emra kanë vendosur një standart shumë të lartë për Chelsean. Edhe Broja nuk më duket në nivelin e Chelseat. Shpresoj që klubi të transferojë Osimhen pasi është lojtari që mund t’i sigurojë objektivat e Chelseat.

Gallagher? Lojtar i mirë, por jo për Chelsean. Nuk do të kishte shanse të ishte pjesë e titullarëve të skuadrës në kohën time”, u shpreh Mikel.

John Obi Mikel qëndroi te Chelsea për 11 vite duke kompletuar 372 paraqitje me “Blutë e Londrës” ndërsa fitoi dhjetë trofe duke përfshirë dy herë Premier League dhe një Champions League./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here