Rafael Leao ndihet i lumtur te Milani. Golashënuesi më i mirë i kuqezinjve shkëlqeu këtë sezon me kampionët e Italisë, duke shënuar 11 gola dhe dhuruar 10 asiste në Serie A, tre nga të cilët në triumfin 0-3 ndaj Sassuolos.
Për 22-vjeçarin interesohen disa klube, por ai bën një premtim për tifozët e Milanit. “Ndihem mirë këtu, jam i lumtur, Milano është një qytet i jashtëzakonshëm. Isha 19 vjeç kur mbërrita këtu.
Isha i ri, por të gjithë më besuan: stafi teknik dhe drejtuesit. Shënova 11 gola në kampionat. Nuk jam një lojtar egoist, por duhet të bëhem më konkret përpara portës. Do ia dal me punën e madhe në stërvitje.
Na ka munguar pjekuria në disa ndeshje, por Ibra dhe Kjaer na kanë transmetuar përvojën e tyre. Jemi ekip i ri, por kemi treguar se mosha nuk ka fare rëndësi në fushën”, deklaroi për DAZN, ylli i Milanit.