Përgatitja e ushtarëve të UÇK’së për luftë, për herë të parë filloi në vitin 1991, konkretisht me datë 1 Tetor, në Shqipëri.
Atëkohë, president i Shqipërisë ishte Ramiz Alia.
Nga fundi i vitit 1990, ai bashkëpunoi ngushtë me disa nga autoritetet Kosovare ( në Shkurt 1991 edhe me Ibrahim Rugovën, Bujar Bukoshin dhe Ali Aliun) duke iu ofruar shërbime në këtë drejtim, pra, duke pranuar dhjetëra vullnetarë për t’i pregatitur për luftë.
Grupi i parë i vullnetarëve përbëhej nga 53 persona, në mesin e tyre dhe Zahir Pajaziti.
Ata ishin të porositur që të mos tregonin asgjë për planin, madje, as familjeve të tyre.
Organizimi ndodhi në mënyrë ekstrem private, duke e mbajtur fshehtësi secili që ishte pjesë e këtij procesi, nga Presidenti e deri tek vullnetarët tanë që shkonin të merrnin mësimet ushtarake.
Justifikimi i ushtarëve vullnetarë përballë autoriteteve serbe ishte se ata po udhëtonin drejt Zvicrrës, për të gjetur punë dhe për tu siguruar familjeve të tyre më shumë të ardhura!
Vullnetarët ushtarë, atëkohë me pasaporta jugosllave, për të arritur ( fshehurazi nga autoritetet serbe ) në Surrel të Shqipërisë, në vendin ku dhe mbaheshin mësimet ushtarake, udhëtonin së pari për në Aeroportin e Cyrihut të Zvicrrës. Më pas, në formë të organizuar, me autobusët që i prisnin aty, janë nisur drejtë qytetit të Triestes në Itali. Në Trieste i priste targeti, i cili pas një udhëtimi të gjatë, do t’i zbarkonte në qytetin e Durrësit, e më pas në Surrel konkretisht.
Përgatitjet bëheshin shpeshëherë në mënyrë intensive, nga 6 orë në ditë, për t’a arritur sa më shpejtë atë që kërkohej nga vullnetarët tanë.
Pas grupit të Zahir Pajazitit, grupi i dytë ishte grupi i Adem Jasharit, dhe ky njejtë me më shumë se 50 persona.
Çfarë trimash ❤️,
çfarë UÇK’je briliante ❤️.
Krenar përjetë me ta, mirënjohës përgjithmonë!
Shkruan: Kemajl GEGOLLAJ
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online