LDK’ja në Prizren: As shkollat nuk i shpëtojnë kapjes dhe politizimit partiak

0
321

LDK-ja në Prizren ka hedhur kritika në adresë të pushtetit lokal të udhëhequr nga Shaqir Totaj për politizimin e arsimit.

Kritikat e LDK-së kanë ardhur pas zgjedhjes të Lumnije Rakaj në pozitën e drejtoreshës në SHFMU “Hysen Rexhepi”, e cila aktualisht mbanë pozitën e kryetares në forumin e gruas në PDK.

“Ditë më parë, Shaqir Totaj dhe PDK e zgjodhën drejtoreshë në shkollën “Hysen Rexhepi” në Prizren, kryetaren e Forumit të Gruas së PDK-së në Prizren zj. Lumnije Rakaj.
Ajo ishte zgjedhur në krye të forumit të gruas së PDK-së në qershor të vitit 2021.
Ky është rasti i radhës që dëshmon që kultura degraduese e nivelit arsimor në komunën e Prizrenit, ka filluar nga e kaluara kur PDK qeveriste me Prizrenin, dhe fatkeqësisht kulturës së njejtë nuk po i ndahet as sot.
Kjo qasje po ashtu tregon se ky subjekt politik edhe më tutje objektiv të vetëm ka, abuzimin me paranë publike, punësimet partiake, nepotizmin dhe korrupsionin, po asesi të jetë në shërbim qytetarëve të Prizrenit dhe të mirës publike.
LDK në Prizren, dënon sjelljet e tilla dhe garanton qytetarët, se kjo logjikē qeverisëse fundin e ka të afërm.
Prizreni meriton diçka tjetër!
Prizreni meriton qeverisje që i shërben qytetarëve të saj!”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here