LDK: Vendimi i ZRrE-së dhe Qeverisë për rrymën të shfuqizohet

0
328

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një reagim ndaj grafikonit të publikuar nga Qeveria Kurti për krahasimin e faturave me tarifa të kaluara të energjisë elektrike me ato të rejat.

Në reagimin e LDK-së, thuhet se kryeministri Albin Kurti dhe ekzekutivi nuk e kanë paraqitur situatën reale që do të bëhet në vend pas rritjes së çmimeve.

“Ne po e vazhdojmë grafikën e tyre sot. Le të shohin qytetarët tanë pasqyrën e vërtetë që i pret për 1 vit rresht, nga fundi i këtij muaji deri në marsin e vitit 2023. Kushdo që ka paguar 90 euro deri dje, do të paguaj 130 euro sot; kushdo që ka paguar 100 euro do të paguaj 150. Kushdo që ka paguar 150 euro do të paguaj 240. Dhe këtu nuk përfshihen mbi 100 milionë euro të tjera, taksa tuaja, para tuaja, që do të digjen në subvencion të padrejtë”.

“Kjo rritje, është pasojë e vonesës së reagueshmërisë së Qeverisë. Është pasojë e mos vullnetit të tyre për të shpërndarë barrën njësoj; e mbi të gjitha, është pasojë e apetiteve të tyre për të vjelë tatime edhe më shumë. Secili prej jush, përveç se do të paguani çmimin më të shtrenjtë të rrymës në rajon, do të paguani dhe TVSH më së larti për çdo kËh”, thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së, vendimi i ZRRE-së dhe i Qeverisë duhet të shfuqizohet sa më parë.

“Ai nuk është i drejtë, s’merr për bazë përballueshmërinë, e mbi të gjitha është diskriminues ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here