Dega e LDK-së në Prizren ka hedhur kritika në adresë të kryetarit të kësaj komune, Shaqir Totaj dhe drejtorët e ekzekutivit.
Sipas LDK-së Totaj dhe drejtorët e tij sot i ikën përballjes me kuvendarët e opozitës.
“Pushteti i Shaqir Totaj, i zhytur në luks duke keqpërdorur paranë publike, duke i shërbyer individëve dhe jo qytetarëve, kanë filluar edhe të ikin nga përgjegjësitë që i kanë në Kuvendin e Prizrenit.
Shaqir Totaj dhe drejtorët e tij, sot i ikën përballjes me kuvendarët e opozitës.
Rehatinë që ia kanë krijuar vetes Shaqir Totaj dhe grupi i vogël rreth tij ka filluar t’i bëj arrogant përballë qytetarëve dhe kuvendarëve të opozitës në Prizren.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, nuk bëhet asnjëherë pjesë e arrogncës, prandaj kuvendarët e LDK-së nuk qëndruan në seancë për t’i krijuar komoditet Shaqir Totaj dhe grupit tij të vogël me të cilin qeverisë.
LDK në Prizren do të jetë zë i qytetarëve dhe gjithmonë krah tyre. Nepotizmin, keqpërodrimin e parasë publike, arrogancën dhe keqqeverisjen e këtij pushteti, LDK në Prizren e ka pasqyruar me kohë para qytetarëve.
Qytetarët e Prizrenit, nuk meritojnë këtë qeverisje!
Qytetarët e Prizrenit, do ta ndëshkojnë këtë qeverisje!
Lidhja Demokratike e Kosovës është alternativa e vetme për Prizrenin.”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online