Forumi Rinor i LDK-së në Prizren, e ka akuzuar qeverisjen komunale të udhëhequr nga Shaqir Totaj, rreth punësimeve në sektorin e arsimit.
Reagimi i plotë:
“SHAQAFARM” është emri i ri i Komunës së Prizrenit ndërsa “SHAQAMICIN” është ilaqi për punësim në arsim
Sot, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren zhvilloi një aksion simbolik për një fenomen mjaftë shqetësues në komunën e Prizrenit.
Dega e LDK-së në Prizren ka pranuar informata se për një vend pune janë kërkuar mijëra euro nga sekserë që i shërbejnë qeverisjes komunale në Prizren. Prej asaj që është deponuar në organet e rendit një barnatore në lagjen Tusuz ka shërbyer si pikë që të kryhen këto shitje të vendeve të punës. Për këtë arsye kemi vendosur që tash e tutje Kuvendin Komunal ta quajmë “SHAQAFARM” , ndërsa produkti që mund ta bleni me çmim rekord prej 7000 euro “SHAQAMICIN” i cili zgjidh në kohë rekorde problemet e punësimit.
LDK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë rënë pre e këtyre llojeve të abuzimeve nga ana e pushtetit që t’i denoncojnë rastet dhe të mos japin para për një vend pune. Meritokracia nuk duhet paguhet me para, sekserët dhe abuzuesit nuk duhet të kenë vend në institucionet publike.