LDK: Rruga e Saraqëve, e harruar nga pushtetarët e Prizrenit

0
226

Dega e LDK-së në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal në këtë qytet rreth realizimit të projekteve infrastrukturore.

Siç thuhet në reagimin e LDK-së, rruga e “Saraçëve” është harruar nga pushteti lokal.

“Ka kohë që Rruga e Saraqëve është në këtë gjendje të rëndë e ku qytetarëve që banojnë e veprojnë në këtë rrugë u ka shkaktuar probleme.
Kjo rrugë është bërë e mërzitshme për t’u kaluar sepse ju përcjellin gropat, pluhuri dhe vështirësi për të qarkulluar makinat dhe pamundësi për ecur këmbësorët.
Pushteti aktual po e dëshmon veten se nuk janë të aftë që asnjë punë t’a qojnë deri në fund, përveç punësimeve të familjarëve.
Qeverisja Totaj, ka dështuar në të gjitha drejtimet pasi synimi i tyre nuk janë punët e mira dhe shërbimi ndaj qytetarëve, por synimi i tyre është zhvatja e parasë publike.
LDK në Prizren, është kundër këtij modeli qeverisës i cili tek qytetarët po krijon vetëm kokëqarje dhe probleme serioze për bizneset në aktivitetin e tyre ekonomik”, thuhet në reagimin e LDK-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here