Dega e LDK-së në Prizren e ka kritikuar kryetarin e komunës, Shaqir Totaj për punësimin e familjarëve të tij.
Në reagimin e LDK-së thuhet se e kemi thënë disa herë që modeli qeverisës i Shaqir Totaj dhe grupit të tij përfitues, është e keqja e madhe e Prizrenit.
“Qeverisja në Prizren, vihet në shërbim të familjes Totaj.
Pas djalit, i erdhi radha edhe nuses së djalit të kryetarit Shaqir Totaj të punësohet nga vjehrri i saj “model”.
E kemi thënë disa herë që modeli qeverisës i Shaqir Totaj dhe grupit të tij përfitues, është e keqja e madhe e Prizrenit, e kjo po dëshmohet çdo ditë.
Lajmi se Shaqir Totaj pas djalit të tij, ka rehatuar edhe rejën në punë, është lajm i papranueshëm dhe i trishtueshëm për qytetarët e Prizrenit.
Nepotizmi, zhvatja e parasë publike dhe korrpusioni e ka kapluar qeverisjen e “vjehrrit dhe babait model” Shaqir Totaj.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren, një veprim i tillë jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet të jetë edhe i dënueshëm nga instancat e drejtësisë. Pushteti duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe jo në shërbim të familjarëve të Shaqir Totajt.
Një pushtet dhe logjikë e tillë nuk meriton të udhëheqë asnjë ditë të vetme qytetin tonë.
Fundi i këtij pushteti do jetë fundi i logjikës monstruoze korruptive!”, thuhet në reagimin e LDK-së./04 Online