LDK, PDK, AAK e NISMA bojkotojnë seancën – të pranishëm në sallë vetëm LVV

0
49

Sot, në orën 11:00, është thirrur një seancë për formimin e komisioneve parlamentare, në të cilën pritet të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimin e RTK-së.

Megjithatë, seanca e planifikuar ende nuk ka filluar, ndërsa në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK, LDK, AAK e Nisma kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Mbetet të shihet nëse do të ketë kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here