LDK-ja në Prizren i ka thënë JO mbledhjes të komitetit për politikë dhe financa në këtë komunë.
Ky subjekt politik ka vlerësuar se pushteti lokal nuk e ka shumicën ne asamble, për këtë shkak edhe refuzojnë të bëhen pjesë e agjendave të këtij pushteti.
“Pas dështimit të seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit javën e kaluar, Lidhja Demokratike, dega në Prizren sot ka sabotuar mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.
LDK, vlerëson se pushteti aktual, nuk e ka shumicën në Asamblenë Komunale që do garantonte funksionimin normal të punës së Asamblesë dhe rrjedhimisht refuzon të bëhet pjesë e agjendave të pushtetit aktual.
LDK, zotohet se do jetë konstruktive dhe do ushtroj funksionin e saj përfaqësues, vetëm për çështjet e interesit publik që prekin interesin dhe jetën e qytetarëve të Prizrenit.
Mirëqeverisja dhe shërbimi për qytetarët duhet të jetë udhërrëfyesi i vetëm i angazhimit dhe veprimit politik, për secilin subjekt politikë”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online