LDK nuk e votoi rezolutën për krerët e UÇK’së në Hagë, kërkoi pikë që kërkon drejtësi për vrasjet e pasluftës

0
64

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Gjitha partitë politike ishin dakorduar për këtë rezolutë, me përjashtim të Listës Serbe.

Por, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se LDK kërkon të shtohet edhe një pikë që kërkon drejtësi për vrasjet politike.

Më pas, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Përparim Gruda, tha se rezoluta është hartuar nga një grup ekspertesh dhe kjo nuk mund të ndryshohet.

Më pas, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, tha se do të flasim edhe për vrasjet politke, por kërkoi që kjo rezolutë të hidhet në votim.

Rezoluta kaloi me 90 vota pro, por deputetët e LDK-së të pranishëm në sallë nuk votuan.

Më pas e mori fjalën Jehona Lushaku e cila tha se “LDK është pajtuar për pikën e rezolutës, jo për përmbajtjen”.

“Këtë doja ta sqaroja për publikun”, tha ajo. /Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here