LDK në Prizren: Drejtorët e shkollave në fushatë politike të PDK-së

0
167

Dega e LDK-së në Prizren ka adresuar kritika ndaj përfshirjes të drejtorëve të shkollave në aktivitete politike të partive, më konkretisht PDK-së në këtë komunë.

Sipas LDK-së pjesëmarrja e drejtorëve të shkollave në aktivitete politike, paraqet një shkelje të etikës profesionale dhe mund të ketë ndikim në besueshmërinë dhe neutralitetin e procesit zgjedhor.

“E kemi thënë nëpër konfereca për shtyp se Shaqir Totaj po i rekruton, njerëzit e tij (të PDK-së), drejtorë të shkollave në Komunën e Prizrenit dhe një gjë e tillë po shpërfaqet në këto ditë të parafushatës zgjedhore.

Mimoza Duraj, Adelina Beqiri, Ibish Shatri, Lumnije Rakaj, Vlora Karavidaj shihen drejtëpërdrejt në aktivitete politike të aktivistëve të PDK-së, jashtë çdo logjike politike, sepse ata jo që kanë kaluar vite që kanë qenë në kryesi, por po e dëshmojnë se janë aktiv në politikë.

Sa më shumë që do të intensifikohet fushata, më shumë do të shohim drejtor të shkollave të angazhuar në fushatë, të cilët pa asnjë pikë turpi shfaqen në aktivitete partiake, për të dëshmuar servilitetin ndaj pushtetit të PDK-së.

Apo ka qenë retorikë e thatë e pushtetarëve se drejtorët nuk janë politikë sepse po dëshmohet se janë krejtësisht politikë.

I bjëmë thirrje KQZ-së, që të mos i lejojë këta drejtorë që të jenë menaxher në Qendrat e votimit. Drejtorët e shkollave që marrin pjesë nëpër tubimet e partive politike, dyshojmë që mund të ndikojnë drejtëpërdrejt në zgjedhje.”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here