LDK: Ky model qeverisës që ua vështirëson jetën qytetarëve të vet, i përshtatet vetëm Shaqir Totajt dhe grupit të tij

0
290

LDK-ja në Prizren ka reaguar për gjendjen e rrugëve “Masar Shala” dhe “Nexhat Fanaj”.

“Me ndryshim projekti e zvarritje punimesh, kjo rrugë ka shkaktuar probleme praktike dhe irritime të mëdha tek qytetarët dhe bizneset e kësaj lagje”, thuhet në mes tjerash në reagimin e LDK-së.

“Odisejada e rrugës “Masar Shala dhe Nexhat Fanaj” në lagjen Bajram Curri në Prizren, asesi nuk po arrin ta merr epilogun e vet.
“Me ndryshim projekti e zvarritje punimesh, kjo rrugë ka shkaktuar probleme praktike dhe irritime të mëdha tek qytetarët dhe bizneset e kësaj lagje.
Për më keq në ditën e parë të mësimit, në mëngjesin e sotëm, nxënësit e kësaj lagje, ndanë rrugën bashkë me veturat në mungesë të trotuareve.
Kjo është “dhuratë” e Shaqir Totaj për nxënësit dhe banorët e kësaj lagje.
Po bëhen gati një vit që kësaj rruge ia kanë shtruar vetëm një shtresë të asfaltit, duke e lënë pa trotuare, pa ndriçim të rregulluar dhe pa shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit.
Ky model qeverisës që ua vështirëson jetën qytetarëve të vet, i përshtatet vetëm Shaqir Totajt dhe grupit të tij, sepse kjo po dëshmon që përshtatja e interesave individuale me tenderat, janë më të rëndësishme se jeta e nxënësve dhe qytetarëve të kësaj lagje.
Qytetarët e Prizrenit nuk e meritojnë këtë përbuzje!
Qeveria dhe qeverisja ka kuptim vetëm kur është në shërbim të qytetarëve!”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here