LDK kërkon propozime të reja për tarifat e energjisë nga Qeveria

0
301

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përshëndetur vendimin e gjykatës për suspendimin e vendimit të ZRRES-së për tarifat e reja të energjisë Eklektike duke thënë se është një masë mbrojtëse për qytetarët, derisa ka kërkuar nga qeveria që të bëjë propozime tjera sa i përket tarifave të energjisë elektrike.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri gjatë një konference për media, është pyetur edhe për vendimin e gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRES-së për tarifat e larta të energjisë elektrike, ku tha se LDK e kishte paralajmëruar këtë përfundim kur kanë thënë se është vendim joligjor.

“Ne jemi të kënaqur që gjykata ka marrë dhe ka marrë këtë masë mbrojtëse, siguruese për qytetarët e Kosovës. Ne presim si LDK reflektim nga ZRRE-ja dhe njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të vije me propozime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Le të rikujtojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës që LDK ka iniciuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor, i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo centë të mbi 200 milionë eurove që kjo qeveri i ka shpenzuar me subvencione për energjinë“, tha ai.

Vendimin e ZRRES-së për tarifat e energjisë elektrike e kishte dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkohë, gjykata ka vendosur që ky vendim të pezullohet deri në vendimin final të gjykatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here