LDK-ja në Prizren publikon pamje të mjerueshme të dy rrugëve të cilat janë shtruar para pesë muajve

0
637

Dega e LDK-së në Prizren ka hedhur kritika në adresë të pushtetit lokal lidhur me cilësinë e punimeve në rrugët “Turgut Ozal” dhe “Bajram Curri”.

Sipas LDK-së, këto rrugë janë shtruar para pesë muajve, derisa gjendja e tyre është e mjerueshme, duke publikuar fotografi të cilat dëshmojnë për cilësi tepër të ulët të punimeve.

“Logjika qeverisëse e Shaqes&Co, cilësinë e punimeve e zëvendëson me cilësinë dhe sasinë e parave që përfundojnë në xhepat e abuzuesve!
Janë pamje të mjerueshme të rrugës “Turgut Ozal” në lagjen “Bajram Curri” e cila është shtruar hiq më larg se para 5 muajsh, pra me 14.05.2023, ndërsa sot gjendja e saj është si kjo në fotografitë e bashkangjitura.
Këto pamje tregojnë se projektet infrastrukturore të qevesjes lokale në Prizren, nuk janë projekte cilësore dhe në shërbim të qytetarëve por janë projekte në shërbim të grupeve të caktuara rreth oborrit të kryetarit Totaj.
Ne dhe qytetarët e Prizrenit, nuk do të lejojmë që të kalojnë në heshtje këto punë të turpshme e që fatkeqësisht paguhen nga taksat e qytetarëve.
LDK në Prizren, i bën thirrje organeve të ndjekëse që të nisin hetimet me dyshime për keqpërdorim të parasë publike.
Mashtrimi dhe turpi nuk kalon!
Abuzuesit dhe keqpërdoruesit e parasë publike, nuk e kanë vendin në funksione publike”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here