LDK-ja në Prizren ka njoftuar se nesër i pret në takim bashkatdhetarët.
Takimi pritet të mbahet në ora 19:00, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i degës, Driton Selmanaj, shkruan 04 Online.
“Mirë se vini bashkatdhetarë!
Të dashur bashkatdhetarë,
Duke shpresuar që jeni duke kaluar momente shumë të mira në atdhe, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren organizon takim me mërgimtarët tanë.
Pjesë e takimit do të jenë deputetë, anëtarë të Kryesisë e struktura tjera të partisë.
Ndarja e disa momenteve dhe bashkëbisedimi me njëri tjetrin do u’a bënte pushimin më të plotësuar.
Takimi do të mbahet më 12 gusht, nga ora 19:00, në terasën e Restaurant Ring, poshtë Selisë së LDK-së në Prizren.
Në takim ju mirëpret dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, z. Driton Selmanaj.
Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e LDK-së./04 Online