LDK-ja në Prizren mbështet fuqishëm ankesat e banorëve të Landovicës, për deponinë e mbeturinave

0
189

Deponia e mbeturinave në fshatin Landovicë, është bërë problem serioz për jetën e banorëve të këtij fshati. Kundërmimi i tmerrshëm, problemet me shëndet, probleme në bujqësi dhe ndotjen e ujërave, janë bërë rrezik i vazhdueshëm për banorët e Landovicës, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren.

“Protesta e banorëve të fshatit Landovicë para deponisë së mbeturinave e ku nga aty i kanë paraqitur ankesat dhe kërkesat e tyre rreth deponisë së mbeturinave nuk duhet të kalojë në heshtje nga askush nga institucionet shtetërore, si ato lokale po ashtu edhe ato qendrore. Askush nuk ka të drejtë t’ua mohojë jetesën në fshatin e tyre.

Institucionet e pushtetit lokal dhe qendror duhet t’i dëgjojnë dhe t’i marrin seriozisht ankesat dhe kërkesat e tyre dhe nuk duhet të lejojnë që ky lokalitet të jetë i pabanueshëm.

Landovicasit, janë në shtëpitë dhe tokat e tyre dhe nuk kanë ku të shkojnë nga aty, përveç se të jetojnë të qetë në tokat e të parëve të tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here