Dega e LDK-së në Prizren e ka kritikuar edhe një herë pushtetin lokal rreth tenderit për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.
Sipas LDK-së, komuna e Prizrenit në krye me Shaqir Totaj vazhdojnë ti keqpërodrin paratë e qytetarëve. Si rrjedhojë, ky subjekt politik ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ti hetojnë dy tenderët, përkatësisht atë për dekorimin e qytetit dhe tenderin për ndërtimin e shtëpizave.
“Komuna e Prizrenit, në pikë të verës hap tenderin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit!
Kontrata për “Dekorimin e qytetit” për festat e fundvitit, i shpallur në pikë të verës nxjerrë në pah dallimin e madh të shpenzimit të parasë publike, në krahasim me kontratën e vitit të kaluar.
Për këtë qëllim Komuna e Prizrenit në vitin 2023 kishte ndarë një shumë në vlerë prej 46.836 mijë euro.
Kurse një vit më vonë me 2024, komuna e shpallë fituese kompanin e vetme ofertuese “Multi Bussiness Group” në vlerën hiq më pak se 88.480.00 mijë euro. Pra gati dyfishi i çmimit të paguar vitin e kaluar.
Ky dallim është në vlerën e 41.644 mijë euro!
Nuk duket i rastësishëm fakti se për këtë qëllim ofertoi vetëm një kompani, dhe e njëjta u shpallë fituese.
Nuk u mjaftuan me kaq, Komuna e Prizrenit ka planifikuar të shpenzoj mbi 78 mijë euro edhe për një kontratë tjetër, që ka të bëj me të njëjtin qëllim, tenderi “Ndërtimi i shtëpizave për festat e fundvitit“.
Në vitin 2023 për të njëjtin tender të fituar nga kompania “Sfinga SH.P.K”, komuna ndau 34.443 mijë euro.
Kurse për vitin 2024, për të njejtin tender, shpallet fituese kompania “Wood Corporation L.L.C” me shumën në vlerë të 78.000 mijë euro.
Dallimi nga viti 2023 në vitin 2024 është shumë i madh, 43.557 mijë euro.
Kjo tregon se Komuna e Prizrenit në krye me, Shaqir Totaj, vazhdojnë t’i keqpërdorin paratë e qytetarëve të Prizrenit. Vetëm për këto dy tendere dallimi i vlerës nga viti 2023 është 85.201 mijë euro!
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren i bën thirrje organeve të drejtësisë që t’i hetojë të dy tenderët dhe gjithë keqpërdoruesit e parasë publike të marrin denimin e merituar.
LDK nuk do të heshtë asnjëherë përballë këtyre keqpërdorimeve dhe do të jetë zë i ashpër.”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online