Dega e LDK-së në Prizren sonte ka pritur bashkatdhetarët të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të botës.
Ardhja e Driton Selmanajt në krye të LDK-së e ka tjetërsuar LDK-në në Prizren, teksa po bënë përpjekje për freskimin e radhëve para mbajtjes së kuvendit të degës.
Për Selmanajn dhe LDK-në në Prizren, bashkatdhetarët janë shpirti i kombit tonë.
“Takimet me ta gjithmonë janë frymëzim dhe motivim shtesë për ne”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e LDK-së.
“Bashkatdhetarët janë shpirti i kombit tonë!
Takimet me ta gjithmonë janë frymëzim dhe motivim shtesë për ne.
Sot, mbrëmja ishte më e plotësuar dhe më kuptimplote për LDK-në e Prizrenit, sepse takuam dhe bashkëbiseduam me shumë bashkëatdhetarët tanë.
Edhe pse me kohë të kufizuar ata ndanë kohën e tyre të vlefshme dhe na u bashkangjitën për të bashkëbiseduar me njëri – tjetrin.
Pushimet në atdhe janë gjithmonë më të mira kur ne bëhemi bashkë.
Faleminderit bashkëatdhetarë!
Zoti ju bekoftë juve!
Zoti e bekoftë atdheun tonë!”, thuhet në njoftimin e LDK-së./04 Online