LDK-ja në Prizren del në mbështetje të protestuesve nga fshatrat Vlashnje, Murademë, Kobajë e Nashec

0
319

Dega e LDK-së në Prizren ka dalë në mbështetje të kërkesave të protestuesve nga fshati Vlashnje, Murademë, Kobajë, Nashec e Grazhdanik pas problemeve të shfaqura rreth furnizimit me energji elektrike.

LDK-ja këtë gjendje e ka vlerësuar si të papranueshme, teksa ka kërkuar nga KEDS-i, pushteti lokal dhe ai qendrorë që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që gjendja të kthehet në normalitet, pasi sipas LDK-së, është dëmtuar ekonomia familjare dhe bizneset që operojnë në këto lokalitete.

“Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar në fshatrat e rajonit të Hasit si dhe në fshatrat Vlashnje, Kobajë, Murademë, Grazhdanik e Nashec si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike për orë dhe ditë të tëra.
Për ditë të tëra këto fshatra janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, duke ia vështirësuar jetën banorëve atje në secilin dimension.
Humbjet në ushqimet familjare besohet të jenë të mëdha, të cilat në mungesë të energjisë elektrike janë prishur. Shumë biznese prodhuese të cilat veprojnë brenda këtyre fshatrave kanë pësuar humbje të mëdha. Në vend që ata të motivohen e mbështeten, më së paku iu është dashur mungesa e energjisë elektrike.
Kjo gjendje është absolutisht e papranueshme për LDK-në në Prizren.
Prandaj, LDK-ja i bënë thirrje KEDS-it dhe të gjitha institucioneve tjera relevante lokale e qendrore që t’i trajtojnë me urgjencë dhe shumë kujdes kërkesat e banorëve që po ballafaqohen me këtë problem. LDK, dega në Prizren është në mbështetje të fuqishme të këtyre kërkesave.
Stabilizimi dhe rikthimi në normalitet është domosdoshmëri, e shtuar kësaj edhe festat e fundvitit dhe ardhjen e një numri të madh të mërgimtarëve, intervenimi për të siguruar energji elektrike të rregullt për këto fshatra është shndërruar në urgjencë.
LDK-ja shpreson që së bashku me stabilizimin e energjisë elektrike, banorëve të këtyre fshatrave do t’iu kthehet qetësia në familje duke vazhduar jetën në mënyrë të rregullt”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here