LDK-ja e quan popullist vendimin e qeverisë për shtesat

0
216

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur popullist vendimin e kryeministrit Kurti për ndarjen nga 100 euro për pensionistët, sektorin publik, atë privat dhe studentët.

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se kjo masë populliste synon blerjen e paqes sociale dhe shitjen e paaftësisë qeverisëse, njofton Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht, kjo përfundon duke qenë vetëm si masë populliste, që synon blerjen e paqes sociale dhe shitjen e paaftësisë qeverisëse”, ka thënë Mustafa.

“Qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik afatgjatë dhe jo lëmoshë të skemave sociale dhe njëherazi i bëjmë thirrje që sa më parë të përqendrohet te investimet e mëdha kapitale që gjenerojnë të mira ekonomike afatgjatë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me 100 euro politike nuk mbulohet skandali i shkeljes së kushtetutës, me 100 euro politike nuk mund të mbulohet nepotizmi i skajshëm, konflikti i interesit dhe kapja e institucioneve të pavarura, me 100 euro politike nuk mund të mbulohet afera super pronto e konkursit në KEK, me 100 euro politike nuk mund të mbulohet dështimi në politikën e jashtme. Pra me 100 euro politike nuk blihet paqja sociale dhe nuk mund të fshihet paaftësia e qeverisë”.

Tutje, Mustafa theksoi se, në mungesë të ideve të qeverisë, e përkrah idenë e trustit.

“Sa i përket trustit, LDK-ja përkrah këtë ide, në mungesë të qeverisë, LDK-ja vlerëson se i vetmi opsion i mbetur tanimë është t’u lejohet qytetarëve një përqindje e caktuar e tërheqjes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here