Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkrahur Projektligjin për Mjetet e Trustit të iniciuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në fillim kanë pasur rezerva karshi kësaj iniciative, nën idenë se do të ketë veprime qeveritare. Mirëpo, sipas Hotit, qeveria nuk ka bërë kurrgjë dhe, si pasojë, i ka ofruar mbështetje iniciativës së tërheqjes së Trustit.
Ai ka premtuar votën pro Projektligjit në fjalë. Votë për tërheqjen e Trustit do të ketë edhe AAK-ja, sipas Pal Lekajt.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere pritet të hidhet në votim ky projektligj, i cili më pas do t’i dorëzohet Kuvendit në rast se miratohet në parim./Lajmi.net